Armend Gashi:"Unë me Argjentinën,
për momentin vetëm miq"

Armend Gashi:për momentin vetëm miq"">
Parukieri i vipave në Kosovë Armend Gashi është shprehur në një intervistë për suplementin "THASH&THEM" lidhur me fillesat e karrierës së tij, pasionit për parukerinë dhe "tekat" që ai duhet t'u plotësojë personazheve të famshëm. Gashi gjithashtu është përfolur kohët e fundit se është ndarë nga e fejuara e tij Brikena për t'u lidhur me këngëtaren bukuroshe Argjentina Ramosaj. Gjatë intervistës ai e mohoi një fakt të tillë por duke lënë të kuptohej që ndoshta më
vonë mund të kishte diçka midis tyre.

Prej sa kohësh e ushtroni profesionin e parukierit?

Interesimi për parukerinë e kam filluar që nga mosha 20 vjeçare kur edhe fillova studimet ne akedeminë e parukerisë në Brisbane gjë të cilën e bëj me plot vullnet edhe sot.

Shumicën e klientëve i keni personazhe të njohur, si është të punosh me ata, a kanë kërkesa të veçanta?

Klientela ime përfshinë si njerëz të zakonshëm, ashtu edhe personazhe të njohura. Është e vërtetë që një pjesë e mjaftueshme e atyre që vizitojnë sallonin tim janë personazhe të njohur dhe mendoj që aq sa është privilegj të punosh me ta, është edhe sfidë. Natyrisht, unë ju kushtoj rëndësi dhe përkushtim të njëjtë të gjithëve, pa dallim nga fama e tyre, por është e vërtetë që personat e ashtuquajtur "VIP" kanë kërkesa më të mëdha. Mendoj që me paraqitjen e internetit dhe realitetit virtual, Google si "depo e pashtershme e informacioneve", janë rritur edhe kërkesat duke u munduar të imitojnë personazhe të ndryshëm botërorë. Natyrisht, unë mundohem që ti afrohem maksimalisht kërkesave të klientëve duke iu dhënë këshilla se si të arrihen pa dëmtuar kualitetin e flokëve.

Duke parë standardet në Kosovë, sa mund të përballohen çmimet për shërbime në studion tuaj?

Unë më herët thashë që klientët e mi janë si njerëz të zakonshëm, ashtu edhe personazhe të njohura. Sidoqoftë, në klientelën time në përgjithësi përfshihen njerëz me të ardhura mesatare e më lartë. Mendoj që për klientelën time çmimet janë të përballueshme, pasi çmimet gjithmonë duhet parë krahas shërbimit që ofrohet.

Cilës nga vipat ke dëshirë t'ia bësh make up-in? E preferuara jote!

Fillimisht, unë personalisht nuk bëj make up, atë punë e bën motra Ardiana Gashi, e cila ka kryer shkollë në Australi, për atë punë dhe është mjaft profesionale. Por në qoftë se është fjala për punën me flokë, atëherë nuk më vjen ndërmend ndonjë emër i veçantë. Nuk dua të tingëllojë klasik në përgjigje, por për mua është qejf të punoj me çdokënd që vjen me vullnet në sallonin tim.

Po si nisi dëshira e Armendit për këtë profesion, për çfarë keni studiuar më parë ?

Ishte një ide krejt spontane. Isha me studime në fakultetin e dizajnit grafik të cilin e kisha shumë me qejf por ndërkohë krejt rastësisht e zbulova që kisha talent edhe në këtë drejtim.

Ka ndodhur që të vij ndonjë nga personazhet e njohura dhe të kërkojë një trajtim special në studion tuaj?

Po, ka shumë raste kur persona të njohur vijnë në sallon me kërkesa speciale. Sërish po them, nuk është e lehtë të punosh me persona "VIP", por të njëjtën kohë është mjaft interesante pasi sfidat janë më të larta dhe puna bëhet më interesante, pavarësisht që përkushtimi është i njëjtë tek të gjithë. Natyrisht që kur ata kërkojnë ndonjë trajtim special, unë i dëgjoj kërkesat e tyre, por në të njëjtën kohë i jap edhe sugjerimet e mia, pasi ka raste kur klientët mendojnë më shumë për pamjen se sa për shëndetin e flokëve, prandaj mundohem ti balancoj këto dyja duke ofruar bukurinë maksimale por pa e dëmtuar flokun.

Po ndonjërën e keni nxjerrë nga salloni me forcë?

Jo(qesh). Unë mundohem të bisedoj me klientët në fillim, ti përshkruaj gjendjen e përafërt sesi do të duken pas trajtimin, në mënyrë që perceptimi i tyre të jetë i përafërt me atë çfarë do të jetë dhe përfundimi.

Armend është përfolur se para pak kohësh ju keni kurorëzuar në fejesë dashurinë tuaj me Brikenën por gjithashtu është përfolur se jeni ndarë, mund të na tregoni të vërtetën për këtë rast?

Po është e vërtetë, unë kam kaluar një kohë relativisht të gjatë me një vajzë, mirëpo jemi ndarë disa muaj më parë. Kemi kaluar mirë sa kemi qenë bashkë, por pas një kohë kemi pasur pikëpamje të ndryshme për gjëra të ndryshme, të cilat eventualisht kanë çuar dhe në ndarjen tonë. Mendoj që ndarja është pjesë e jetës, nuk ka pasur diçka tragjike, por thjesht jemi pajtuar me faktin që jemi tipa të ndryshëm dhe se ndarja ishte e mirë për të dyja palët.

Gjithashtu në shënjestër është vënë edhe miqësia juaj intime me këngëtaren Argjentina Ramosaj, me të cilën ju kanë parë në një lokal të Prishtinës, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit?

Unë jam mjaft i afërt me shumë nga këngëtaret që janë pjesë e klientelës time. Midis tyre edhe me Argjentinën. Madje e kam edhe shoqe shumë të mirë, me të cilën kam dalë disa herë, ashtu siç dal edhe me këngëtare tjera që i kam përveç kliente, edhe shoqe. Për momentin nuk ka asgjë më shumë.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)