Vetëm 10 minuta para mbylljes së qendrave të votimit në Serbi, pjesëmarrja ka thyer tashmë rekordin e regjistruar që prej pavarësisë së vendit. Sipas CeSID, deri në orën 19:00 kishin votuar 67.6% e zgjedhësve, duke kaluar shifrën 61.35% të vitit 2008.
Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu një rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023: deri në orën 18:00 kishin votuar 64.89% e qytetarëve, kundrejt 51.93% në të njëjtën orë tre vite më parë.
Gjatë ditës, në Beograd, Nish, Novi Sad dhe Pançevo janë krijuar radhë të gjata, ndërsa disa qytetarë i thanë BBC-së se nuk mbanin mend një fluks të tillë votuesish që prej shumë kohësh Qendrat e votimit mbyllen në orën 20:00, por ata që do të jenë në radhë në atë moment do të mund të votojnë.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Serbi drejt fundit, pjesëmarrje e lartë, incidente dhe dyshime për blerje votash! Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Votoni për të ardhmen tuaj! 'Blindohet' qendra e Beogradit






