Armeni-Shqipëri, del formacioni
i kuqezinjve,  De Biasi në sulm 

Armeni-Shqipëri, del formacioni<br />i kuqezinjve,  De Biasi në sulm 
Trajneri Gianni De Biasi e ka vendosur.Do të jetë një Shqipëri sulmuese ajo që do të zbresë në fushë ndaj Armenisë në Jerevan.Në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar kur duhet vetëm fitorja trajneri kuqezi nuk kishte se si të vepronte ndryshe.

Katër ndryshime në formacion dhe një Kombëtare më sulmuese me Roshin ,Gashin dhe Cikalleshin. Gjithsesi në portë është i konfirmuar Berisha,mbrojtja pëson pak ndryshime me Hysaj, Canën, Gjimshitin dhe në të majtë në vend të Agollit të pezulluar luan Naser Aliji.Edhe mesi i fushës është i konfirmuar me treshen Taulant Xhaka ,Basha dhe Memushaj që ishin edhe kundër Serbisë ndërsa në mbështetje të Cikalleshit që do jetë i vetëm në majën e sulmit do jenë Roshi dhe Gashi.Në kampin kuqezi mbizotën një atmosferë mjaft optimiste pavarësisht humbjes me Serbinë e cila është harruar.

Futbollistët por edhe trajneri janë të bindur në kualifikimin e skuadrës.Ata janë shprehur se sot pas ndeshjes festohet. Në kampin tjetër Armenia është e fundit në grup dhe nuk ka ndonjë interes të madh për këtë takim. Edhe kompanitë e basteve favorizojnë një fitore të Shqipërisë,ku trepikëshi i kuqezinjve jepet me koeficentin 2.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'