Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin për thyerje të armëpushimit

  Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin për thyerje të armëpushimit

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra-tjetrën për thyerje të armëpushimit, vetëm disa orë pas arritjes së marrëveshjes mes palëve në Moskë. Dy vendet ranë dakord për një armëpushim dy javor, banorët e Stepanakert në zonën e Nagorno-Karabakut dolen sot  pas dy javësh qoftë edhe vetëm për pak orë nga shtëpia pas disa javësh të mbyllur për shkak të bombardimeve.

Pavarësisht nga marrëveshja për të shpallur një armëpushim sot, ushtria armene u përpoq të sulmonte në drejtim të Aghdara-Tartar dhe Fizuli-Jabrail. Në të njëjtën kohë, një numër vendbanimesh tona janë nën zjarrin e artilerisë nga forcat e armatosura armene, deklaraoi ministria e Mbrojtjes azere. 

Menjëherë reagoi edhe ministria armene e Mbrojtjes e cila theksoi se  “Forcat azere filluan një sulm në 12.05”, pas fillimit të armëpushimit të planifikuar për në mesditë”. 

Arritja e marrëveshjes orët e vona të natës, solli shpresë që situata mund të qetësohej, por nga terreni situata nuk duket ashtu.

 


Lajmi kryesor:

12 ditë luftime/Armenia dhe Azerbajxhani vendosin armëpushim, por hedhin akzua se kjo nuk po respektohet


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen