12 ditë luftime/Armenia dhe Azerbajxhani vendosin armëpushim, por hedhin akzua se kjo nuk po respektohet

Pas 12 ditësh luftime dhe 12 orëve bisedime intensive mes Armenisë dhe Azerbajxhanit arrihet një armëpushim mes palëve. Nisur nga mesdita e sotme fillojnë bisedimet e paqes të cilat kanë qëllim t’i japin zgjidhje konfliktit për kontrollin e rajonit të diskutueshëm të Nagorno-Karabakh.

Njoftimin e dha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, që është edhe organizatori i këtyre bisedimeve, mes ministrave të jashtëm të dy vendeve, Jeyhun Bayramov ministri i Jashtëm Azer dhe Zohrab Mnatsakanyan ministri i jashtëm armen.

Armëpushimi hyn në fuqi ditën e sotme gjatë të cilëve do të lejohet shkëmbimi i të burgosurve dhe i trupave të vrarë në luftimet që kanë  nisur më 27 Shtator.

Të paktën 400 persona mendohet të kenë humbur jetën dhe mijëra të tjera janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të shpërthimeve.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të jenë ndërmjetësuesit  dhe bisedimet kanë si qëllim arritjen e një zgjidhjeje paqësore sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Më herët, ministrat e Jashtëm nisën bisedimet e tyre në Moskë dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se Armenisë po i jepej “shansi i fundit” për zgjidhje paqësore të konfliktit.

Rajoni i Nagorno Karabakut ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Por, ky rajon ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene, që mbështeten nga Jerevani, që prej 1994, kur ishte arritur një marrëveshje armëpushimi, që i dha fund një konflikti të separatistëve.

Që atëherë, Nagorno Karabaku është banuar dhe qeverisur nga armenët etnikë, duke detyruar qindra-mijëra azerbajxhanas të largohen nga rajoni dhe të shpërngulen.

Luftimet e fundit , më të ashprat që nga viti 1994, kanë prekur më së shumti popullsinë civile, shumë kanë humbur jetën dhe mijëra tanimë kanë ngelur të pastrehë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin për thyerje të armëpushimit

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra-tjetrën për thyerje të armëpushimit, vetëm disa orë pas arritjes së marrëveshjes mes palëve në Moskë. Dy vendet ranë dakord për një armëpushim dy javor, banorët e Stepanakert në zonën e Nagorno-Karabakut dolen sot  pas dy javësh qoftë edhe vetëm për pak orë nga shtëpia pas disa javësh të mbyllur për shkak të bombardimeve.

Pavarësisht nga marrëveshja për të shpallur një armëpushim sot, ushtria armene u përpoq të sulmonte në drejtim të Aghdara-Tartar dhe Fizuli-Jabrail. Në të njëjtën kohë, një numër vendbanimesh tona janë nën zjarrin e artilerisë nga forcat e armatosura armene, deklaraoi ministria e Mbrojtjes azere. 

Menjëherë reagoi edhe ministria armene e Mbrojtjes e cila theksoi se  “Forcat azere filluan një sulm në 12.05”, pas fillimit të armëpushimit të planifikuar për në mesditë”. 

Arritja e marrëveshjes orët e vona të natës, solli shpresë që situata mund të qetësohej, por nga terreni situata nuk duket ashtu.

 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen