Armenia njoftoi sot se i trembet një lufte të mundshme me Azerbaxhanin, nën sfondin e shtimit të përplasjeve rreth rajonit Nagorny-Karabakh duke garantuar se do të bëjë gjithçka është e mundur për të ulur tensionet në këtë zonë që është vatër konfliktesh mes Bakus dhe Erevanit prej dekadash.
"Gjendja është shumë e tendosur. Pa dyshim që fqinjët tanë janë të aftë të organizojnë në çdo moment një provokim që mund të sjellë një luftë", deklaroi për gazetarët ministri armen i Mbrojtjes, Seiran Oganian.
Përplasjet janë shtuar ditët e fundit në rajonin e Nagorny-Karabakh, një rajon separatist azerbaxhanas që ka qenë vatër tensionesh mes Armenisë dhe Azerbaxhanit prej dekadash, gjetë këtyre ditëve kanë vdekur të paktën 17 ushtarë nga të dyja kampet.
I bashkuar me Azerbaxhanin në epokën sovietike, Nagorny-Karabakh, rajon separatist ku shumica e popullsisë është armene, ka qenë shkak për një luftë që shkaktoi rreth 30 mijë të vdekur dhe me qindra mijëra refugjatë mes vitit 1988 dhe 1994.
Një armëpushim i nënshkruar në vitin 1994 i dha fund luftës, por Bakuja dhe Erevani nuk arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët mbi statusin e rajonit, që mbetet një burim tensionesh në Kaukazin Jugor, një zonë strategjike që ndodhet mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë./ATSH/
/Shqiptarja.com