/ATSH-Gjergji Mima/ -Armenia, kundërshtarja e Kombëtares shqiptare të futbollit pasditen e së dielës në "Elbasan Arena', nisi historikun e saj si shtet i pavarur, më 21 Shtator 1991, pas shkëputjes nga ish-Bashkimi Sovjetik. Në këtë periudhë ekipi nga Jugu i Kaukazit nisi një erë të re edhe në futboll.
Fillimet e aventurës së Armenisë ishin në eliminatoret e kampionatit europian 1996, kur ajo arriti vetëm një fitore dhe dy barazime në dhjetë ndeshje të luajtura. Mirëpo, dalëngadalë, kjo skuadër e vogël dhe me futbollistë thuajse të panjohur, nisi të krijonte identitetin e saj në futboll dhe tashmë nuk njihet më vetëm për tensionet me Turqinë për gjenocidin e 1915- ës apo problemet në rajonin kufitar të Nagorni Karabakut.
Fillimet
Skuadra e Armenise ne mberritjen ne Shqiperi
E krijuar në vitin 1992, kombëtarja armene i ka fillimet e saj me një miqësore pa gola me Moldavinë, ndërsa herën e parë mori pjesë në një kompeticion zyrtar në eliminatoret e EURO 1996. Gjithsesi, koha kur kjo skuadër shihej si një rival i lehtë për çdo kundërshtar, duket realisht e largët. Vit pas viti, futbolli armen erdhi në rritje dhe kjo përkonte jo vetëm me aktivizimet e shumë lojtarëve në kampionate të tjera, kryesisht ai rus, por edhe me ecurinë pozitive të ekipeve në Kupat e Europës, sidomos të Pujnik Jerevan, fitues i 10 kampionateve rresht.
Era e re e futbollit armen nisi në vitin 2006, nën drejtimin e skocezit Ian Porterfield. Ai arriti disa rezultate pozitive, të cilat bënë që njerëzit të kthenin më shumë kokën nga futbolli, në radhë të parë si një sport i dashur, por edhe si një mundësi për të shpalosur krenarinë kombëtare. Armenia fitoi 2-1 me Kazakistanin, mundi Poloninë 1-0 dhe barazoi 1-1 me Portugalinë, me Kristiano Ronaldon që ishte në fushë. Megjithatë, në vitin 2009 Porterfield vdiq nga sëmundja e kancerit, duke lënë përgjysmë punën e nisur. Pankina iu besua pasuesit të tij Vardan Minasyan, i cili e mori besimin e federatës vetëm pas një viti.
"Shpërthimi"
Skuadra e Armenise gjate stervitjes
Duke nisur nga eliminatoret e Europianit 2012, Armenia u bë një "kockë e fortë" për rivalët e saj. E shortuar në një grup me ekipe si Rusia, Sllovakia, Irlanda, Maqedonia e Andorra, ajo arriti pesë fitore, ku spikasnin triumfet 4-0 dhe 3-1 ndaj sllovakëve dhe ai 4-1 ndaj Maqedonisë. Armenët barazuan 0- 0 ndaj Rusisë, duke fituar epitetin e një "Hirusheje" të Kaukazit.
Ndryshimi i futbollit armen lidhet sidomos me aspektin sulmues, pasi kjo skuadër e gjen shumë thjeshtë golin. Në eliminatoret e Europianit 2012, Armenia realizoi 22 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër e grupit, duke treguar një futboll atraktiv dhe duke trembur jo pak rivalët, ndonëse në fund arriti vetëm vendin e tretë. Ajo ishte shumë pranë kualifikimit, por humbi në ndeshjen decizive ndaj Irlandës me rezultatin 1-2, pas një sfide ku arbitri spanjoll Gonzales u bë protagonist me një karton të kuq ndaj portierit Berezovski. Në minutat e fundit, Valeri Aleksanian shënoi një autogol që i dha fitoren Irlandës, por pavarësisht kësaj, skuadra u prit si triumfuese në aeroportin e Yerevanit.
Gjithsesi, mjaftojnë këto shifra për të treguar se Armenia nuk është më një ekip që të gëzon kur e sheh në short. Në eliminatoret e Botërorit 2014, kjo skuadër ishte në luftë deri në ndeshjet e fundit për t'u kualifikuar, por më pas përfundoi e pesta, vetëm tri pikë larg Danimarkës së vendit të dytë, dy pikë larg Çekisë dhe në kuotë të barabartë me Bullgarinë, 13 pikë në total.
"Mini-kriza"
Fushata e Europianit 2016 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Armeninë, e cila në tri ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm një pikë, pas barazimit 1-1 me Serbinë në Yerevan. Por, më shumë sesa një rënie e formës së saj, këto rezultate lidhen me faktin se Armeninë nuk e sheh më askush si një skuadër të vogël. Është pikërisht kjo arsyeja që Xhani De Biazi e konsideron sfidën e së dielës si më të rëndësishmen e karrierës.
Trajneri zvicerian i Armenise, Bernard Chalande
Ndaj Danimarkës, në ndeshjen e hapjes së eliminatoreve, armenët kryesuan në pjesën më të madhe të kohës, por nordikët arritën të përmbysnin gjithçka në fund, pasi lojtarët armenë humbën një seri rastesh. Portugalia e Fernando Santos fitoi vetëm në pjesën e dytë, me një gol aksidental të Kristiano Ronaldos, ndërsa kundër Serbisë, armenët kanë regjistruar një rekord rastesh të humbura, duke u barazuar vetëm në minutat e fundit nga ekipi ballkanas.
Me Shqipërinë
Nëse shqiptarët e shohin Armeninë si një shans të madh për të marrë tri pikë, me të njëjtin mendim vijnë edhe kaukazianët në Elbasan. Për fatin e kuqezinjve nuk do të jetë në ekip mesfushori i Spartakut të Moskës, Aras Ozbiliz, autor i 10 golave me fanellën e kombëtares. Ylli i skuadrës armene është pa dyshim Henrik Mkitarjan i Borusias së Dortmundit, por gabim kush mendon se kjo skuadër përbëhet vetëm prej tij. Në mbrojtje, zvicerani Bernard Chalande numëron 4 futbollistë të Pujnik Jerevan, ndërsa Gael Andonian luan me Olimpikun e Marsejës, përveç Robert Arzumanian, që aktivizohet në Rusi me Amkar Perm. E, megjithatë, reparti i frikshëm i këtij ekipi mbetet mesfusha me emra si Mkitarjan, Gazarjan e Simonian, ndërkohë që në sulm ndodhet një sulmues tepër i rrezikshëm si Jura Movsisjan i Spartakut të Moskës. Në stol, tekniku gëzon një eksperiencë të madhe si trajner i Zyrihut, Jang Bojs apo Sionit, ndërkohë që ai ishte tekniku që lëshoi në arenën ndërkombëtare një pjesë të madhe të talenteve që luajnë sot me kombëtaren zvicerane. Në këtë aspekt, Chalande është nga teknikët që ka kontribuar më shumë që Kombëtarja shqiptare të mos ketë sot emra si Shaqiri apo Xhaka, duke i thirrur ata te përfaqësuesja U-21 e Zvicrës dhe duke bërë që sot ata të jenë liderët e kësaj skuadre.
/Shqiptarja.com