Armenia nuk do të marrë pjesë në Eurovizion

Armenia nuk do të marrë pjesë në Eurovizion
Sipas organizatorëve të Eurovizionit Armenia nuk do të marrë pjesë në këtë kompeticion të përvitshëm. Ky vendim ka ardhur si rezultat i tensioneve të këtij shteti me vendin mikpritës të eventit, që për këtë edicion është Azerbajxhani. Armenia dhe Azerbajxhani janë përballur në një luftë që nuk ka ende një armëpushim zyrtar për krahinën e Nagorno-Karabakhut, luftë e cila ka nisur që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe ka lënë mbi 25 mijë të vdekur. Gjithashtu vendimi është mbështetur edhe nga një numër i madh këngëtarësh armenë, të cilët në një komunikatë të përbashkët janë shprehur:
“Ne refuzojmë të marrim pjesë në një eveniment të zhvilluar në një vend që ka realizuar masakra kundër armenëve dhe ku ndjenjat e urrejtjes ndaj kombit tonë janë të shndërruar në një politikë shtetërore".thuhet në komunikatë.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot