Armëpushimi Izrael-Hamas, ish-diplomati: Mendoj se Trump ka rol, ka mik Netanyahu ashtu dhe Erdoganin! Eksperti: Gaza duhet të rehabilitohet

Izrael dhe Hamas arritën një marrëveshje për armëpushim pas 1 viti e gjysëm luftime të përgjakshme. Më shumë u diskutua në Studio Live me ish ambasadorin Lutfi Bilalli dhe eksperti i sigurisë ndërkombëtare Ergys Muzhaqi.

Për Arbër Hitajn, ish-diplomati thotë se në këtë armëpushim luajtën rol delegacionet, teksa vuri në dukje edhe miqësinë që Trump ka me dy liderë armiqësorë me njëri-tjetrin si Erdogan dhe Netanyahu.

'Një fjalë e Trump ka qenë që deri në inaugurimin e tij të arrihet armëpushimi. Ishte një kohë e gjatë. Delegacionet kanë luajtur rol. Mund të them ka qenë informacion që në orën 14:20 që kabineti i Netanyahut miratoi marrëveshjen por tani është dhe kabineti qeveritar. Shoqëria izraelite është e fragmentuar që kundërshtuan marrëveshjen. Mendoj se Trump ka luajtur një rol. Ajo çka prek, është se Trump konsideron mik dhe Netanyahun dhe Erdogan. Qëllimi ka qenë të ndalet gjakderdhja. Faza e dytë përfshin fazën e një të burgosur izraelit ushtar. Nga 1200 të burgosur palestinezë do lirohen gjatë fazës së parë dhe të dytë. Ka qenë gjendje e tmerrshme. Ky afat 6 javor të vazhdohet.'

Muzhaqi vë në dukje situatën e grupimeve ekstreme në Izrael dhe Gaza, ndërsa sipas tij SHBA-së iu sos durimi me aleatin e tij të përhershëm Izraelin dhe gjakderdhjen që shkaktoi në Rripin e Gazës.

'Ja vlen të përmendim që politikat e shtetit amerikan unifikohen kur flitet për Izraelin. Periudha tranzitore e dy presidentëve bëhet me konsensus për çdo veprim. Ja vlen të përmendet që situata gjeo politike e ngarkuar në atë rajon. Në ekstreme. Në atë zonë Izrael Palestinë ka tensione. E jo më tashmë që kemi mbi 1 vit sipërmarrje të përgjakura me humbje jete. Mbi 50 mijë vetë janë civilë të Gazës. Një tensionim i tillë, rrethinat e Izraelit, shtet që natyrshëm janë aleatë të SHBA, po i soset durimi. Mesa duket revanshi i të djathtës ekstreme në Izrael, mund t’ia ketë vështirësuar shikimin që aleati i ngushtë SHBA nuk i soset durimi.

Janë për Izraelin, por jo dhe pas çdo njeriu që i erren sytë pas gjakut dhe të mos kuptojë pozitën që ka edhe aleati tjetër. Trump ka qenë i qartë dhe pretendues duke thënë se do zgjidhi probleme të mëdha. është koha të vlerësohet ky ndryshim i administratës. Mendoj pavarësisht vështirësive në Izrael rrezikohet luftë civile. Netanyahu është vazhdimisht në hetim dhe protesta të ashpra. Nuk do jetë e pafundme arroganca e Netanyahut.'

Më tej thekson nevojën e njohjes reciproke mes Gazës dhe Izraelit.

'Ka ardhur momenti që të materializohet dëshira e shumë shteteve, shumë kombeve dhe liderëve politike dhe liderëve rajonalë. Të cilët dëshirojnë që të arrihet një paqe, një njohje e dy shteteve. Të rehabilitohet Gaza dhe të implementohet marrëveshja Abrahamike.'


Lajmi kryesor:

Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im