Ish-diplomati Lutfi Bilalli dhe eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi folën në ‘Studio Live’ lidhur me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndikimin që mund të ketë politika amerikane në Ballkan dhe veçanërisht në Kosovë e Shqipëri.
Fillimisht Bilalli u ndal për Arbër Hitajn tek fushata në Kosovë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai thotë se fushata është ndezur, ndëra mendon se rezultati i zgjedhjeve mund të jetë surprizues, teksa partitë opozitare janë të mobilizuara.
'Kemi një intensitet dinamik të partive politike. Është një fushatë e cila edhe pse e ftohtë, militantët janë të nxehtë. Me përkrahjen e tyre në salla ndihmojnë, programet politike dallojnë në nuanca, votuesit nuk votojnë për programe por për karizmën e liderit. Ka një entuziasëm. Ndonjëherë shoqëritë në botë janë të polarizuara. Më duket se në shoqëritë ka një polarizim në injorancë. Edhe fjalori në fushata e tejkalon caqet që nuk përkojnë shumë për vizionin ku jetojmë dhe për të ardhmen që na pret. Partitë politike në Kosovë, Vetëvendosja kërkon me çdo kusht ta godasë sistemin gjyqësor duke e cilësuar si të kapur. Debatet për shpalosjen e programit nuk i kemi në nivel.
Partitë e tjera kanë të bëjnë me prezantimin që në disa momente janë galopante dhe jo realiste. Shumë njerëz mendojnë se është e drejtë me premtu dhe gënjye. Sondazhet partitë politike kanë. Përpos UBO ka dhënë në dhjetor nuk kemi ende një sondazh. Pritet javën e ardhshme të kemi sondazh. Distanca mund të zvogëlohet. Favorit është vështirë të prognozohet se mund të jesh anues. Mobilizimi i brendshëm i opozitës është në nivel. Mund të kemi rezultate të papritura. Favorit mendoj se është një luftë e ashpër.'
Më tej foli për, një takim të mundshëm të dy presidentëve Trump dhe Putin dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkan.
'Putin kërkon që Ukraina të ketë ushtri të kufizuar. Një ushtri të dobët. Këtu do jetë problemi që i dërguari i SHBA-së do ketë punë të mundimshme. Ky takim besoj do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë. dhe për ne shqiptarët e rëndësishme si do shkojë rrjedha. Putin mendoj se do preferoj Emiratet e Bashkuara Araba, por mund të jetë dhe Turqia. Taktikisht, kishte me qenë lajm i mirë. Shqipëria ka një rivalitet me Serbinë në organizimin e takimeve ndërkombëtare.'
Ndërsa eksperti Muzhaqi nuk sheh ndryshime në politikën amerikane për rajonin tonë dhe Shqipërinë por thekson rolin që duhet të ketë fizionomia shtetërore shqiptare dhe qasja ndaj integrimit.
'E rëndësishme të jemi të qartë se ç’fizionomi shtetërore kemi ne. Pozita jonë e dobët në Ballkan na bën të marrim në analizë çdo deklaratë. Duhet të kuptojmë që elementë të ndryshëm politik kanë figurën e tyre. E rëndësishme se kemi të bëjmë me SHBA. Me politikat e DASH dhe jo me politika familjare. Në momentin që, nuk e kemi një pozitë të fortë, Republika e Shqipërisë nuk është e qartë atëherë ja vlen që të shqetësohesh. Kemi përballë një fqinj si Serbia që nuk resht kurrë së implementuari politikat e saj. Është më konsekuente se ne. Faktori serb i lakmon dhe i përdor elementët që ti përdor në favor të tij. Ne nuk jemi në lartësinë e duhur. Nuk duhet të pezmatohemi. Është momenti i së djathtës në Europë. të tilla deklarata do sfumoheshin nëse jemi të qartë në rrugën e prosperitetit në rajon.'
Izrael dhe Hamas arritën një marrëveshje për armëpushim pas 1 viti e gjysëm luftime të përgjakshme. Më shumë u diskutua në Studio Live me ish ambasadorin Lutfi Bilalli dhe eksperti i sigurisë ndërkombëtare Ergys Muzhaqi.
Për Arbër Hitajn, ish-diplomati thotë se në këtë armëpushim luajtën rol delegacionet, teksa vuri në dukje edhe miqësinë që Trump ka me dy liderë armiqësorë me njëri-tjetrin si Erdogan dhe Netanyahu.
'Një fjalë e Trump ka qenë që deri në inaugurimin e tij të arrihet armëpushimi. Ishte një kohë e gjatë. Delegacionet kanë luajtur rol. Mund të them ka qenë informacion që në orën 14:20 që kabineti i Netanyahut miratoi marrëveshjen por tani është dhe kabineti qeveritar. Shoqëria izraelite është e fragmentuar që kundërshtuan marrëveshjen. Mendoj se Trump ka luajtur një rol. Ajo çka prek, është se Trump konsideron mik dhe Netanyahun dhe Erdogan. Qëllimi ka qenë të ndalet gjakderdhja. Faza e dytë përfshin fazën e një të burgosur izraelit ushtar. Nga 1200 të burgosur palestinezë do lirohen gjatë fazës së parë dhe të dytë. Ka qenë gjendje e tmerrshme. Ky afat 6 javor të vazhdohet.'
Muzhaqi vë në dukje situatën e grupimeve ekstreme në Izrael dhe Gaza, ndërsa sipas tij SHBA-së iu sos durimi me aleatin e tij të përhershëm Izraelin dhe gjakderdhjen që shkaktoi në Rripin e Gazës.
'Ja vlen të përmendim që politikat e shtetit amerikan unifikohen kur flitet për Izraelin. Periudha tranzitore e dy presidentëve bëhet me konsensus për çdo veprim. Ja vlen të përmendet që situata gjeo politike e ngarkuar në atë rajon. Në ekstreme. Në atë zonë Izrael Palestinë ka tensione. E jo më tashmë që kemi mbi 1 vit sipërmarrje të përgjakura me humbje jete. Mbi 50 mijë vetë janë civilë të Gazës. Një tensionim i tillë, rrethinat e Izraelit, shtet që natyrshëm janë aleatë të SHBA, po i soset durimi. Mesa duket revanshi i të djathtës ekstreme në Izrael, mund t’ia ketë vështirësuar shikimin që aleati i ngushtë SHBA nuk i soset durimi.
Janë për Izraelin, por jo dhe pas çdo njeriu që i erren sytë pas gjakut dhe të mos kuptojë pozitën që ka edhe aleati tjetër. Trump ka qenë i qartë dhe pretendues duke thënë se do zgjidhi probleme të mëdha. është koha të vlerësohet ky ndryshim i administratës. Mendoj pavarësisht vështirësive në Izrael rrezikohet luftë civile. Netanyahu është vazhdimisht në hetim dhe protesta të ashpra. Nuk do jetë e pafundme arroganca e Netanyahut.'
Më tej thekson nevojën e njohjes reciproke mes Gazës dhe Izraelit.
'Ka ardhur momenti që të materializohet dëshira e shumë shteteve, shumë kombeve dhe liderëve politike dhe liderëve rajonalë. Të cilët dëshirojnë që të arrihet një paqe, një njohje e dy shteteve. Të rehabilitohet Gaza dhe të implementohet marrëveshja Abrahamike.'