Porti jugor iranian i Chabaharit ka pësuar ndërprerje të energjisë elektrike pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një valë tjetër sulmesh ajrore ndaj Iranit, raportojnë mediat. Rreth 10 shpërthime janë dëgjuar në Chabahar dhe në një tjetër qytet bregdetar, Konarak, raportoi Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Republikës Islamike (IRNA).
"Energjia elektrike është ndërprerë gjithashtu në disa pjesë të qytetit të Chabaharit," tha IRNA, duke shtuar se ngjarja është duke u hetuar. Sulmet në jug të vendit vijnë pas deklaratës së Trump sot se "armëpushimi ka mbaruar."
Komanda Qendrore amerikane ka konfirmuar sulmet duke thënë se vijnë si pasojë e kërcënimit të lundrimit në Hormuz.
"Nën urdhrin e Komandantit të Përgjithshëm, forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara kanë nisur kryerjen e sulmeve shtesë kundër Iranit për të dobësuar më tej aftësinë e tij për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Iranin përgjegjës për agresionin e fundit të pajustifikuar ndaj anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile që lundrojnë lirshëm në këtë rrugë ujore jetike ndërkombëtare."
Shpërthime raportohen edhe në Bushehr, aty ku ndodhet centrali i vetëm bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike në Iran.
Lajmi kryesor:
'Armëpushimi ka mbaruar'/ SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Komanda amerikane: Kërcënon lirinë e lundrimit në Hormuz










