Shtetet e Bashkuara u kanë propozuar militantëve të Hamasit një korridor të sigurt nga zonat e kontrolluara nga IzraeliGaza drejt atyre që janë nën kontrollin e grupit.
Lajmin e raporton Axios, duke cituar disa burime.

Propozimi amerikan iu dorëzua Hamasit të mërkurën nga ndërmjetësit e Egjiptit dhe Katarit dhe synon të stabilizojë armëpushimin në Gaza. Megjithëse publikisht Donald Trump ka shprehur mbështetje për sulmet e fundit të Izraelit, në prapaskenë ai thuhet se është ankuar, duke i cilësuar sulmet si të tepruara dhe joproporcionale.

Këtë javë, armëpushimi u vu në provë, pasi Izraeli kreu sulme në Gazën jugore.

Qeveria e Netanyahut akuzoi për ditë me radhë Hamasin se po shkelte detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e armëpushimit dhe pas një mbledhje me kabinetin e sigurisë të zhvilluar pas dorëzimit të eshtrave të një pengu që ishte liruar më herët nga ushtria izraelite, Kryeministri izraelit urdhëroi sulme të ashpra të cilat lanë qindra të vdekur mes tyre mbi 40 fëmijë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
Erdogan: Hamasi po i përmbahet armëpushimit, Izraeli po përpiqet ta shkelë atë

1759582082_receptayyiperdoan.avif

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Hamasi po i përmbahet armëpushimit, ndërsa Izraeli po përpiqet ta shkelë atë.

‘Hamasi ka qenë i përpiktë në respektimin e marrëveshjes të armëpushimit në Gaza, ndërsa Izraeli duket se po kërkon një justifikim për ta shkelur atë dhe për të rifilluar masakrat e tij. Duke folur në Stamboll në forumin TRT Ëorld, versionin ndërkombëtar të televizionit shtetëror turk, Erdogan akuzoi përsëri Izraelin se po përdor "urinë" palestineze si armë dhe se po përpiqet të fshehë realitetin duke vrarë gazetarë në Rripin e Gazës. Armët bërthamore janë në Izrael, bombat më të fuqishme janë në Izrael. Izraeli ka aftësinë të godasë Gazën kurdoherë dhe si të dojë. Si mund të konsiderohet i pafajshëm?" shtoi udhëheqësi turk.

Ora 13:02
Sulme të reja izraelite në Gaza, 3 të vdekur

1761912341_gaza.JPG

Tre palestinezë u vranë gjatë natës si pasojë e sulmeve izraelite që vazhdonin në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit, shkruan agjencia Wafa, duke cituar burime mjekësore.