Një armëpushim i ri, i vendosur të shtunën në mesnatë që synonte ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut, duket se është në rrezik. Në rajonin i cili u ka marrë jetën më shumë se 800 personave. Sipas të dhënave të fundit kanë humbur jetën 710 anëtarë të personelit ushtarak armenë dhe 36 civilë, ndërkohë që në palën azerbajxhanase janë vrarë të paktën 60 civilë dhe janë plagosur të paktën 270 të tjerë. Azerbajxhani nuk ka publikuar ndonjë shifër të ushtarëve të vrarë.
E ndërkohë që sulmet vazhdojnë forcat armene dhe azerbajxhanase e akuzuan njëra-tjetrën për rinisjen e bombardimeve. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot konsultime të mbyllura për situatën, derisa shefi i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje të dyja palëve që të respektojnë armëpushimin.
Armëpushimi, i shpallur më 17 tetor, ka qenë përpjekja e dytë për të ndaluar luftimet e rënda, që kanë shpërthyer më 27 shtator. Por as kjo marrëveshje, njësoj si ajo e një javë më parë, nuk ka arritur t’i ndalë luftimet.
Të hënën, zyrtarët në Nagorno Karabak thanë se forcat azerbajxhanase kanë bombarduar pozicionet e tyre në zonat veriore dhe jugore të Vijës së Kontaktit që i ndan ata.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat armene kanë bombarduar pozicionet e saj në rajonet Goranboj, Tartar dhe Aghdam të Azerbajxhanit.
Nagorno Karabaku është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset dhe është i populluar nga armenët etnikë.
Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për këtë rajon edhe më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton 'të fshehë' shkakun e rrëzimit të avionit
29 Dhjetor 2024, 16:41
-
Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 15:23
-
'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente
28 Dhjetor 2024, 14:40
-
SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 09:37
-
'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 18:08
-
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare
26 Dhjetor 2024, 16:10
-
Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 67 pasagjerë në bord! 38 viktima dhe 29 të mbijetuar! Detajet e para nga hetimet (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 08:46
-
Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike
24 Nëntor 2024, 15:33
-
Samiti për klimën në Baku/ Spiropali takim me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit
16 Nëntor 2024, 22:27
-
Azerbajxhan, aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike
16 Nëntor 2024, 18:12
-
Samiti për klimën në Baku/ 'The Guardian' komenton kritikat e Ramës: Ç’do të thotë për të ardhmen nëse ndotësit vazhdojnë zakonet e vjetra?
13 Nëntor 2024, 09:50