Armëpushimi në Nagorno-Karabakh, fillon shkëmbimi i viktimave

Armëpushimi në Nagorno-Karabakh, fillon shkëmbimi i viktimave

Foto ilustruese

Armenia dhe Azerbajxhani të shtunën i shkëmbyen trupat e ushtarëve të vrarë, të cilët humbën jetën gjatë luftimeve afër qytetit Shusha në rajonin e Nagorno-Karabakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.

Përmes një deklarate, kjo ministri tha se trupat e ushtarëve të rënë janë mbledhur me pjesëmarrjen e forcave paqeruajtëse ruse, të cilat janë vendosur në rajonin e kontestuar.

Si pjesë e këtij veprimi humanitar, trupat e forcave të armatosura armene janë mbledhur dhe janë dorëzuar te pala armene. Gjithashtu, brenda kornizës së këtij veprimi, trupat e gjashtë pjesëtarëve të Ushtrisë së Azerbajxhanit, të cilët ranë dëshmorë gjatë betejave rreth qytetit Shusha, janë pranuar”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë që autoritetet armene njoftuan se më shumë se 2,300 ushtarë armenë humbën jetën në konfliktet e Nago-Karabakut që nga fillimi i shtatorit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë së Armenisë, Alina Nikoghosian, tha në Facebook, "Aktualisht, trupat e 2 mijë e 317 ushtarëve, përfshirë kufoma të paidentifikuara, janë dorëzuar në qendrën e mjekësisë ligjore".

Përveç ushtarëve janë shënuar po ashtu 50 viktima civile armene dhe 93 civilë azerë humbën jetën në përleshjet e fundit.

Policia ushtarake ruse do të fillojë patrullimin e Nagorno-Karabakut nga 14 nëntori dhe paqeruajtësit rusë vazhdojnë të vendosen në Karabak. Armenët që jetojnë në tokën që do t'i jepet Azerbajxhanit po përgatiten të thonë lamtumirë, edhe pse shumë prej tyre kanë zgjedhur të djegin shtëpitë e tyre mjaft që ato të mos u dorëzohen qeverisë azere. Në saj të marrëveshjes së armëpushimit, është rënë dakord që  Aghdam, Lachin dhe Kerbajar do t'i dorëzohen Azerbajxhanit. Civilët e zhvendosur do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të burgosurit dhe trupat e tyre do të shkëmbehen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja