Armëpushimi u thye shumë shpejt, luftimet e reja trondisin Sudanin! Qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur

Banorët e kryeqytetit të Sudanit raportuan të enjten përsëri të shtëna me armë zjarri mbi qendrën e Khartoum-it dhe disa zona të tjera pasi shumë persona u përpoqën të largoheshin nga qyteti në prag të festës së Bajramit që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Khartoum dhe qytetet e tij simotra Omdurman dhe Bahri janë tronditur nga beteja të ashpra këtë javë midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) që kanë mbyllur qytetin, duke bllokuar shumë persona dhe duke shkaktuar mungesën e furnizimeve ushqimore.

Herët të enjten u raportua se luftimet rifilluan sërish pavarësisht se situata paraqitej më pak e tensionuar krahasuar me ditët në vijim.  Të shtëna me armë u dëgjuan në Bahri dhe banorët raportuan për përleshje të dhunshme në perëndim të Omdurman, ku ata thanë se ushtria kishte lëvizur për të bllokuar mbërritjen e përforcimeve të RSF-së.

Të dyja palët thanë më herët se do të respektonin një armëpushim 24-orësh që do të hynte në fuqi në orën 18:00. me orën lokale të mërkurën, por u thye shpejt nga luftimet e reja.

Forcat e Mbështetjes së shpejtë paraushtarake (RFS) lëshuan një deklaratë në lidhje me prishjen e armëpushimit, duke thënë se u sulmua në Omdurman dhe shkaktoi humbje në ushtri si përgjigje, duke përfshirë rrëzimin e dy helikopterëve.

Të paktën 270 njerëz kanë vdekur dhe 2.600 janë plagosur, vlerëson Ministria e Shëndetësisë e Sudanit.

Nëntë spitale janë goditur nga artileria dhe 16 të tjerë është dashur të evakuohen, tha Unioni i Mjekëve Sudanezë, dhe asnjë nuk funksionon plotësisht brenda kryeqytetit.

B.V/KT/Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen