Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë me armët e mjeshtërve shqiptarë, që janë objekte të Pavijonit Etnografik në këtë institucion.

Ekspozita përmban 47 objekte: 21 kobure, 8 pushkë, 10 vezme, 2 harbi dhe 6 jataganë, një pjesë e të cilave datojnë rreth 2 shekuj më pare.

Këto armë janë të zbukuruara me teknikën e filigranit, ku ruhen gjurmë autentike të artizanëve shqiptarë që ishin mjeshtër në punimin dhe zbukurimin e tyre.

Të gjitha këto objekte janë të punuara me argjend dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të lara me ar. Armët ilustrohen edhe me fotografi, me anën e të cilave pasqyrohet puna artistike e armëtarëve shqiptar.

[gallery]24533[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com