TIRANE- Ish kryeministri Berisha tha sot se Rama vazhdon kodin e heshtjes ndaj qytetarëve dhe opozitës ndërkohë që shqiptarët mësojnë nga mediat e huaja të vërtetën e Edi Ramës.
Përmes një postimi në facebook Berisha akuzoi Ramën se mashtroi duke thënë se nuk ka vendosur asgjë për cështjen e armëve kimine në Siri. Me gjithë akuzat opozita dhe as Berisha nuk japin një qëndrim të qartë nëse janë pro apo kundër asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri.
"Rama- tha Berisha- perseri dje mashtroi shqiptaret kur tha se nuk ka vendosur asgjë dhe me një cinizë ekstrem iu deklaroi atyre se "edhe ne rast se do na duhet te marrim nje vendim qoftë në njërën anë qoftë në anën tjetër, me argumentat qe do paraqesim, vendimi qe do marrim do beje krenar cdo shqipar". Pra qytetaret duhet të ndjehen krenar pavarsisht nëse Rama do vendosë për shkatërrimin e armëve ose mospranimin e armeve kimike siriane ne Shqiperi, sepse më së fundi ai do të marrë mundimin t'iu komunikojë atyre vendimin që ka marrë."

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com