TIRANE- Shqipëria mund të kthehet në një “lëm” për të bërë asgjesimin e armëve kimike që do të vinë nga Siria. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se “Shqipëria mund të jetë vendi ku mund të asgjësohen armët kimike”. Por ndërkohë ne nuk kemi asnjë reagim nga Tirana zyrtare. Rusia merr përsipër të paguaj 2 mln dollarë dhe të sigurojë transportin e tyre.

Tirana Zyrtare dhe Washingtoni nuk kanë reaguar ende mbi një mundësi të sjelljes së armëve kimike në Shqipëri për asgjësim. Edhe pse po përflitet se në Shqipëri do të nisen armët kimike të Sirisë, Shqipëria nuk ka asnjë përgjigje, edhe pse Norvegjia, Turqia dhe Jordania nuk ka pranuar për t’i eleminuar ato.

Kështu që vendi ynë po vihet përpara një zgjedhje shumë të vështirë, kur kjo mund ti serviret nga aleati strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga Rusia. Por ajo që e pengon është çështja ligjore, që ne nuk kemi një ligj që mund të presim të shkatërrojmë, apo eleminojmë armë të rrezikshme. Mungesën e legjislacionit për marrjen dhe asgjesimin e këtyre armëve e konfirmojnë edhe ekspertët e mjedisit. Por, përveç kësaj qeveria e sapo ardhur ka anuluar importin e mbetjeve të rrezikshme për riciklimin e tyre në Shqipëri. Ky ishte një nga tre venmdiemt e para të ndërrmara nga qeveria e re, e cila rrëzonte në këtë mënyrë një nga vendimet paraërdhese të qeverisë Berisha ëqë leoi importime  embetjebe të ndrysjme në vend.

Ekspertët
Ndërsa sepcialsiti Zamir Dedja thotë se armët kimike janë mbetje të rrezikshme. "Nga pikëpamja e ligjit shqiptar, sot për sot amendimet që janë bërë në tetor të 2013, ndalojnë importin e mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjet për të cilat bëhet fjalë nga Siria janë mbetje të rrezikshme", tha Dedej. Por, nënvizon ai, nëse vjen nga SHBA kjo përzgjedhje, atëherë mund të vij me gjithë prakticitetin e duhur. "Sigurisht që kur vjen nga një vend me aftësi ushtarake, siç janë SHBA-të do të vijnë me të gjithë prakticitetet e duhura. Problemi qëndron që ne gjithmonë, sidomos shoqëria civile, ngreme një pikëpyetje të madhe mbi aftësinë e kontrollit, monitorimit që të gjithë këto procese kërkojnë në vendin tonë, sepse vetë kapacitetet tona nuk janë të tilla, njerëzore, në pajisje, që t'i ruajmë këto sic thuhet", theksoi Dedej.

Mediat ndërkombëtare
Lajmi se Shqiëpria do të jetë një prej vendeve alternativë për të sjellë armët kimike për asgjesim është thënë për herë të parë nga një media amerikane. Ndërsa dje, një tjetër reagim ka ardhur nga Rusia ku ka treguar gadishmëri për t’i ofruar Shqipërisë rreth 2 milionë dollarë nëse ajo do të marr përsipër asgjësimin. Gjithësesi referuar një diplomati rus mudësia më e madhe që asgjësimi të bëhet në Shqipëri.

“Rusia është gati të japë rreth 2 milionë dollarë për eliminimin e armëve kimike në Siri, dhe këto mund të transferohen dhe shkatërrohen në Shqipëri”- shkruan  e përditshmja ruse ”Kommersant” duke iu referuar burimeve diplomatike ruse të cilat janë anonimë. Dy ditë më parë organizata për ndalimin e armëve kimike (Opac) konfirmoi se qeveria e Damaskut ka plotësuar fazën e parë të detyrimeve për shkatërrimin e arsenalit kimink sipas marrëveshje SHBA-Rusi për të ndaluar ndërhyrjen ushtarake në Siri. Sipas burimeve diplomatike të cilave i referohet gazeta Kommersant, përveç një kontributi prej 2 milionë dollarësh Moska është gati të ndihmojë dhe me transportin dhe asgjësimin e sigurtë të tyre në Shqipëri, vendi aleat i ngushtë i SHBA-së.
 
 Shkrimi u publikua sot (2.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)