Tre vjet pas protestave, armët kimike rikthehen sërish në vëmendje të opinionit publik. Këtë herë jo për të sjellë armët kimike në Shiqpëri, por mbetjet dhe armët kimike të Shqipërisë do të shkojnë në Francë për t'u shpërbërë.
Bëhet fjalë për 167 ton kimikate të rrezikshme duke përfshirë komponentin melanzh dhe dikloroetan të karburantit të raketave të vjetra.
Kjo është sasia e fundit e kimikateve të rrezikshme, e cila do të agjësohet në impiante të specializuara në Francë.
Ceremonia e përfundimit të këtij projekti është zhvilluar në portin e Durrësit ku kanë marrë pjesë krerë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes si dhe prezencës së
OSBE-së në vendin tonë.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është shprehur se rreziku i këtyre kimikateve ishte i madh pasi ato gjendeshin pranë zonave të banuara.
‘’Rreziku i këtyre kimikateve ishtë sfidë për mjedisin dhe jetën e banorëve tanë, pasi ato ishin të depozituara në zona të banuara ose në afërsi të tyre dhe për shkak të kushteve të ruajtjes ambalahimi i tyre ishte i amortizuar apo i dëmtuar'', u shpreh Kodheli.
Ambasadori i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt në përshendetjen e tij theksoi se partneriteti ynë ka përmirësuar jetën e komuniteteve që jetojnë pranë magazinave të dikurshme dhe ka ulur ndjeshëm rrezikun potencial ndaj mjedisit në të ardhmen.
Projekti për asgjësimin e plotë të mbetjeve kimike të armatimeve të vjetra është mbështetur nga Austria, Republika Çeke, Gjermania, Norvegjia dhe Turqia.
Puna për agjesimin e mbetjeve kimike të armatimeve të vjetra shqiptare nisi në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë janë asgjesuar në total 300 ton mbetje të rrezikshme.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3572
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15