Armët kimike të Sirisë, Rusia:
I japim Shqipërisë 2 mln dollarë

Armët kimike të Sirisë, Rusia:<br />I japim Shqipërisë 2 mln dollarë
MOSKE - Rusia deklaron se është gati të japë 2 milionë dollarë për operacionin e asgjësimit të armëve kimike siriane, i cili sipas një burimi diplomatik rus mund të ndodhë në Shqipëri.

“Rusia është gati të japë rreth 2 milionë dollarë për eliminimin e armëve kimike në Siri, dhe këto mund të transferohen dhe shkatërrohen në  Shqipëri”- shkruan  e përditshmja ruse ”Kommersant” duke iu referuar burimeve diplomatike ruse të cilat janë anonimë.

Dje organizata për ndalimin e armëve kimike (Opac) konfirmoi se qeveria e Damaskut ka plotësuar fazën e parë të detyrimeve për shkatërrimin e arsenalit kimink sipas marrëveshje SHBA-Rusi për të ndaluar ndërhyrjen ushtarake në Siri.

Gjithashtu OPAC nënvizoi se ekspertët e saj kanë shkatërruar impiantët për prodhimin dhe përdorimin e tyre.

Sipas burimeve diplomatike të cilave i referohet gazeta Kommersant, përveç një kontributi prej 2 milionë dollarësh Moska është gati të ndihmojë dhe me transportin dhe asgjësimin e sigurtë të tyre në Shqipëri, vendi aleat i ngushtë i SHBA-së.

Turqia, Jordania dhe Norvegjia refuzojnë shkatërrimin e armëve kimike në shtetet e tyre dhe Washginton po negocion me këto tre shtete.

Kontributi i Rusisë për shkatërrimin e armëve kimike siriane ka shumë mundësi të jetë temë e bisedimeve që do të zhvillohen sot me koordinatorëve special të misionit OKB-OPAK në Siri,  Sigrid Kaag, dhe zv/ministrit të jashtëm rus Sergei Riabkov.

Edhe mediat amerikane kanë shkruar se Shqipëria është në listën e shteteve ku mund të shkatërrohen armët kimike,

(Suela Gera/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat