Armina Mevlani hap gjithnjë debate. Qoftë një foto e publikuar apo një fjalë e thënë, të gjithë do ta komentojnë lëvizjen e saj të rradhës. Ish-miss Shqipëria, në një foto të publikuar në Instagram ka ndarë me ndjekësit modelin e saj më të fundit të flokëve.

Armina shfaqet me baluke dhe pa tualet, ndërsa i ka bashkangjitur një shkrim të shkurtër anglisht. “Jetë e re, baluke të reja. E dua shumë këtë model flokësh, është pak a shumë i viteve ’70 dhe më përshtatet shumë! Me këtë model nuk kam nevojë as për tualet, si mendoni?” Ky ka qenë mesazhi i saj i shqipëruar dhe përmbledhur shkurtimisht.

Por ky postim është komentuar jo pak nga ndjekësit e saj. Dikush e ka kritikuar për nivelin e anglishtes, duke e këshilluar ‘të lexojë më shumë’ dhe një komentuese tjetër e ka krahasuar me ish-bashkëshorten e Shkëlzen Berishës, Sadijen.

“Qenke bërë si Sadija”, i shkroi komentuesja, ndërsa mori si replikë një përgjigje të prerë të Arminës. “Këto krahasime deri diku tendencioze nuk i kuptoj sidomos sepse jeni femra vetë! Unë kur bëra modelin e flokëve s'kam pasur asnjë njeri në mend (kushdo qoftë)por rikthimin e viteve '70 nga fushata më e fundit e Chloe”.
 FOTO

armina mevlani
armina mevlani
 FOTO


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)