Berisha ankohet për luksin e kundërshtarëve në Kuvend, por nusja e djalit të tij ka paguar 38 mijë euro vetëm për 6 çanta!
Armina Mevlani duke pozuar me çantat e saj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv në aferën e dosjes “Partizani” dhe i sapoliruar nga arresti shtëpiak ku qëndroi për gati një vit, nuk i ka ndalur sulmet ndaj mazhorancës, duke analizuar edhe shpenzimet monetare për veshje luksi.
Edhe sot gjatë mbledhjes në selinë blu, ai ka përdorur si kazus ekonominë dhe është shprehur se ministret përdorin çanta si ‘Hermes’, ‘Birkin’, ‘Bottega Veneta’ apo ‘Louis Vuitton’, marka luksi këto që kushtojnë mijëra euro.
Por duke mos bërë aspak empati apo respektuar standard krahasues, ai harron se edhe Armina Mevlani, nusja e djalit të tij, Shkëlzenit, ka paguar 38 mijë euro për vetëm 6 çanta.
Dhe duket se ish-kryeministri vijon të shohë vetëm në një ‘krah të medaljes’, duke ngritur akuza të herëpasherëshme ndaj deputetëve të mazhorancës dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, për korrupsion dhe luks.
Mevlani, e njohur për jetën e luksit që pasqyron edhe në rrjetet sociale, shpesh publikon foto me aksesorë të shtrenjtë, përfshirë çanta nga të njëjtat marka që Berisha kritikoi.
Ironikisht, ndërsa Berisha kritikon luksin e zyrtarëve të qeverisë, duke përmendur çanta dhe aksesorë të shtrenjtë, ky stil jetese shihet në familjen e tij, por që nuk ia ‘nxë’ goja ta përmendë bashkë me të tjerat.
Armina Mevlani duke pozuar me çantat e saj dhe tabela e çmimeve të tyre
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.7%
-
Jo
6.2%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 3543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore
19 Janar, 19:45
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ PD zhvillon takime me Diasporën në Itali, Topalli, Alizoti, Hoti dhe Sula takojnë emigrantët në 3 rajone: Vota juaj na duhet për të rrëzuar Ramën
19 Janar, 17:58
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha porosi: Bindni emigrantët të regjistrohen
19 Janar, 12:43
-
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet nesër në SPAK, 'mobilizon' militantët në protestë! Mesazhi për strukturat: SKAP-i vegël e Ramës
19 Janar, 12:11
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për Adriana Kalanë, Balliun, Blushin e Telitin
18 Janar, 10:09
Pse deputete është Armina? Apo drejtoreshë institucioni?
Përgjigju