Armina Mevlani
kopjon Rita Orën?

Armina Mevlani<br />kopjon Rita Orën?
Në mbrëmjen finale të “Dancing With The Stars” njëra nga prezantueset, Armina Mevlani u shfaq me një fustan mjaft elegant.

Por shumë prej jush mund ta kenë parë të veshur më përpara nga këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora.



Ka qenë vetë Armina e cila i ka paraprirë komenteve duke postuar një status në rrjetin social Facebook, mbrëmjen e djeshme ku shkruante:-" Sonte do të vesh këtë fustan. Në fakt e kam blerë para se t’ia shihja Rita Orës, por kur ia pashë mendova: Shqiptaret mendojnë njëlloj. Plus jam fanse e saj, kështu që nuk ka asgjë të keqe. Fustani është nga Viviene Westwood”.

Komentin Armina e ka shoqëruar me foton e këngëtares Ora ku shfaqet me fustanin në fjalë.



Më pas edhe Armina ka postuar një foto në “Instagram” ku shfaqet e veshur me fustanin gri rrëzëllitës.

Reagimet nga fansat kanë ardhur menjëherë në adresën e saj.

Se cilës prej dy vajzave bukuroshe i rri më mirë fustani mbetet në shijet e gjithsecilit.
 
(b.t/shqiptarja.com)

7/2
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)