Armina Mevlani imazh i D&G?
Për se bëhet fjalë?!

Armina Mevlani imazh i D&G?<br />Për se bëhet fjalë?!
Prej kohësh portale të ndryshme kanë aluduar se Armina Mevlani apo edhe Aurela Hoxha, do të jenë imazh i linjës së makup-it Dolce&Gabanna. E gjithë kjo zhurmë nisur nga disa foto të vajzave, veshur ose lyer nga kjo markë, publikuar në llogarinë e stilistit Stefano Gabbana.

Ditën e sotme, faqja zyrtare e markës prestigjioze italiane, postoi fotografinë e ish-Miss Shqipërisë, që kjo e fundit e ka realizuar me fotografin Endrit Mërtiri dhe është lyer me buzëkuqin "Classic Cream" të Dolce&Gabbana.

"Një verë që nuk përfundon kurrë me magjepsësen @arminaarmi. Sot ajo është protagoniste e nismës #DGwomenlovemakeup bashkë me të kuqen vibrante të buzëkuqit "Classic Cream"- është shkruar në diçiturën e fotos.

Nisma #DGwomenlovemakeup është në fakt një nismë e ideuar nga vetë marka për të promovuar linjën e makeup-it. Për këtë arsye, çdo 15 ditë, në faqen zyrtare do të postohet fotoja e një femre që është lyer me Dolce&Gabbana. E zgjedhura e kësaj rradhe qëlloi të ishte Armina Mevlani

“#dgwomenlovemakeup është atributi special që Dolce&Gabbana i bën femrave të bukura në mbarë botën. Çdo 15 ditë do të publikohet një foto e zgjedhur nga përdorues të Instagramit në mbarë botën, që janë pranë botës së bukurisë Dolce&Gabbana.”- është shpjeguar nisma në faqen zyrtare të markës rreth 6 javë më parë.

Nga ana tjetër, bukuroshja 24-vjeçare ka reaguar në rrjete sociale dhe është shprehur shumë e entuziasmuar për mundësinë që i është ofruar nga një prej shtëpive më të suksesshme të modës në botë.

“Ne korrik te kesaj vere u kontaktova per te firmosur kontraten me firmen e madhe Dolce & Gabbana per te qene pjese e nje projekti me teme shume te bukur "make up i Dolce Gabbana eshte per te gjitha femrat".Ky projekt do perfshije bukuri perfaqsuese nga disa shtete dhe imazhet do te perdoren nga Dolce Gabbana dhe projektet e tyre per nje kohe te caktuar.” 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

7/3
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Siguria në plazhe, sekuestrohen 35 jet ski, skafe e gomone nga Ksamili në Koman! Gjobiten drejtuesit

Siguria në plazhe, sekuestrohen 35 jet ski, skafe e gomone nga Ksamili në Koman! Gjobiten drejtuesit