Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë?
Zakonisht kafen preferoj ta pi afër punës me ndonjë koleg ose dhe ndonjë mikeshë që vjen aty.
Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?
Zgjimi ideal është kur koha është e bukur dhe të ngre humorin, me pak muzikë te Carla Brunit të ngre humorin, me pak muzikë te Carla Brunit dhe kur e marr lehtë pa nxitim.
Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?
Rruga është e shkurtër rreth 12 minuta dhe e bëj në këmbë duke qenë se e kam afër.
Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur?
Jo, mendoj se më përshtatet më së miri bota e medias.
Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik?
Edhe gënjej dhe besoj se më gënjejnë si të gjithë, por zakonisht gënjeshtra të bardha. Rasti tipik… hmmm p.sh kur jam me vonesë për diku dhe them që jam diku më afër. (qesh)
E mbani veten për të shkathët?
Duke qenë se kam punuar shumë dhe me ambicie për gjërat që dua dhe ja kam dalë e konsideroj veten të shkathët.
Dreka zakonisht ju gjen…?
Dreka zakonisht më gjen nën shoqërinë e më të ngushtë në pushim pune.
Cilat janë vendet që ua beson drekën?
Zakonisht ia besoj zonës së ish- bllok-ut, se ka restorante të mira por, jam edhe afër punës, por rruga e liceut ka disa vende të veçanta.
Paguani më shumë në raste të tilla apo pranishmëve?
Kryesisht secili paguan të veten, por patjetër edhe raste që unë qeras ose më qerasin.
Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Çndodh?
Ka raste kur vërtet kam shumë punë dhe drekoj, e përfundoj në shtëpi pasdite ngrënë dhe drekën dhe darkën në një vakt.
Celulari që përdorni?
Përdor “Galaxy S3” dhe “Blackberry”.
Firmat tuaja më të preferuat?
Firmat janë disa si, “Gucci”, “Burberry”, Zara”, “Maje”, “Sandro”, “Chanel” etj dhe Jimmy Choo” për çanta apo këpucë.
Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo s’ju shkon pra një lloj stili?
Qëllon vërtet që ka rroba që i mbaj prej vitesh në dollap dhe nuk i vesh, por edhe nuk i hedh. Unë i pëlqej të gjitha stilet përveç ballkanasit të ekzagjeruar.
Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?
Ngjyrat janë e kuqe, vishnje, blu e thellë, zezë.
Blini më shumë dhurata apo merrni?
Edhe marr, por kam shumë qejf edhe të blej.
Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë?
Dhurata fundit që kam marrë ka qenë një xhaketë nga një mike dhe ajo që kam dhuruar ka qenë një kollare.
Jeni e shoqërueshme apo e ftohtë si tip?
Jam shumë shumë e shoqërueshme.
Jeni e dashuruar?
Jam e dashuruar!
I takon miqtë e vjetër?
Miqtë e vjetër janë pjesë e përditshmërisë sime. Jemi një grup shumë i veçantë.
Punoni edhe pasditeve?
Ka raste që punoj dhe pasditeve, por edhe në shtëpi në darkë.
Preferoni më shumë një film apo pub?
Në mbrëmje e alternoj disa herë me miqtë për çaj ose darkë, disa herë në shtëpi çlodhem duke parë filma ose duke lexuar.
Mbrëmjet zakonisht i kaloni me miqtë apo shlodheni në shtëpi?
Dikur preferoja shumë pubet, por me kalimin e kohës kam gjetur dhe kënaqësi të tjera. Vlersoj edhe gjërat e vogla si filmat, shëtitjet, udhëtimet, të ndenjurit në shtëpi me njerëzit e dashur.
Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë?
Nuk fle dot pa dëgjuar pakëz muzikë.
Në ç’orë shkoni për të fjetur?
Fle vonë rreth orës një në mesnatë. Në fundjavë edhe më vonë…Më pëlqen nata.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM", të gazetës Shqiptarja.com
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)