Armina Mevlani është parë në një nga pishinat e Tiranës me bikini në formë mjaft të mirë fizike.

Ajo thotë se po ushtrohet në palestër dhe po respekton një menu ushqimore pa ëmbëlsira dhe pa yndyrë por nuk mban dietë.

Ajo po përgatitet për sezonin e ri veror, për një pamje elegante dhe sidomos për sezonin e vjeshtës ku do të nisë projektet e reja në televizion.

armina mevlani

Ajo nuk zbulon se cilat oferta do te pranojë por shprehet se ka shumë të tilla.

Vitin e ardhshëm ish-misi shqiptar do të vazhdojë edhe Masterin Shkencor në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare.
(g.m/shqiptarja.com)