Armina Mevlani është një nga blogeret shqiptare më të njohura. Blogerja aktualisht gjendet në Marabella të Spanjës, në një event të garave me makina.
Ajo është ndër të vetmet që merr pjesë në evenimentet e modës nëpër botë dhe detaje nga këto ngjarje i ndan shpesh me adhuruesit e saj. Këtë herë Armina është ftuar të jetë pjesë e një evenimenti për një prej firmave më të njohura të makinave.
Bukuroshja shqiptare ka mposhtur frikën duke u bërë pjesë e një gare me makina shpejtësie. Partnerja e Shkëlzen Berishës është treguar mjaft entuziaste për këtë eksperiencë të re që i është dashur të jetojë.