Edhe pse pati deklaruar kohë më parë se zgjedhja e saj ishte media dhe arti duket se i është rikthyer sërish konkurseve të bukurisë.
Ajo ka ndarë me miqtë në rrjetin social Instagram përvojën si pjesë e Mis Universe Albania 2014 bashkë me disa kolege të tjera bukuroshe.
Por, Armina duke qenë pjesë e femrave me forma të plota dhe të rrumbullakosura ka ironizuar nëpërmjet një fotoje duke thënë që meshkujt pëlqejnë trupa të mbushur dhe jo të dobët.
Përgjigjet që ka marrë nga fansat e saj kanë qenë kundërshtuese duke i thënë që mendimi i saj vlen vetëm për preferencat e meshkujve shqiptarë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)