Në kontratën, e nënshkruar midis biznesmenit Taçi dhe blerësve të ARMO-s, këta të fundit kanë marrë angazhimin me shkrim të Rezart Taçit se as ky dhe as motra e tij Anika nuk do të përfshiheshin në ndonjë veprimtari tregtare apo prodhuese që ka lidhje me tregun e hidrokarbureve në Shqipëri. Por, që përpara se të hidhte firmën në këtë kotratë, Taçi ka marrë masa që të transferojë në adresë të bodigardit – qe, në fakt është nipi i tij – Irgen Selfo, 27-vjeçar, pronësinë e firmës së tregtisë së hidrokarbureve Kuarta, ku më parë ishte pronar 100 për qind Taçi. Me anë të kësaj firme tashmë Taçi do të vijojë të jetë i pranishëm në tregun e karburanteve në vend.
Vetëm ditën e sotme, Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka regjistruar tek Kuarta ose IT Oil, pikat e karburanteve në Kashar, Billisht, Bërdicë, Kukës, Milot, Durrës, Prrenjas, Fllakë, Bulqizë, Kamëz, Lezhë, Tiranë sheshi Straus, Berat, Novoselë, Nikël pranë aeroportit, të gjitha kanë qenë në administrim më parë të Taçi Oil.
(Zëvendësimi i logove të Taçi Oil me emrin e kompanisë së re IT Oil)