Lance Armstrong vazhdon të jetë i kryqëzuar jo vetëm nga mediat dhe opinioni publik në SHBA dhe mbarë botën, por këtë herë edhe nga organizatorët e Turit të Francës.

“Lëvizja për një çiklizëm të besueshëm” e akuzoi amerikanin se ka dëmtuar imazhin e Turit të Francës dhe për këtë arsye i ka kërkuar organizatorëve dhe sponsorëve të ngrenë një padi kundër ish-çiklistit të njohur.

Lëvizja bëri të ditur se ka njoftuar avokatët të hapin një proces gjyqësor sa më shpejt kundër Lance Armstrong, i cili tashmë ka humbur gjithcka dhe është brakstisur nga të gjithë pas skandalit të rrëfimit që kishte përdorur substanca të ndaluara në 7 turet e Francës.


Dylber Balla