Nuk kanë të përfunduar problemet për ciklistin më të njohur në botë, Lance Armstrong këtë herë do të hetohet për medaljen olimpike në Sydeny 2000.

Komiteti olimpik ndërkombëtar nëpërmjet një komunikate ka të bërë të ditur fillimin e hetimeve për medaljen e bronzit që Armstrong ka fituar.

Në hetim do të përfshihen edhe shumë ciklistë të tjerë, pasi dyshohet se mund të kenë përdorur substanca të ndaluara.

Armstrongut i janë hequr 7 titujt e "Tour de France" pasi u akuzua nga Agjencia Amerikane Antidoping për përdorimin e substancave të ndaluara.

Nëse Arsmtrongut do ti hiqet edhe medalja e bronxit në Lojërat Olimpike, atëherë do të zhvishet plotësisht nga titujt e fituar në ciklizëm.

(d.b/shqiptarja.com)