Lance Armstrong më në fund ka pranuar ate që të gjithë dyshonin. Po kam marrë doping dhe një gjë të tillë e kam bërë në të shtata Turet e Francës që kam fituar , përndryshe do të ishte e pamundur të fitoja kaq shumë.

Pak fjalë dhe të qarta ,ciklisti amerikan Lance Armstrong dorëzohet dhe flet. Përpara Televizionit dhe përpara Botës në një rrëfim të dhimbshëm për Oprah Winfrey.Kokteili im thotë Armstrong ishte i përbërë nga EPO por jo shumë, transfuzion gjaku dhe testosteron. Pa shume emocione dhe pa derdhur lot amerikani heq maskën edhe pse betohet që hera e fundit që ka përdorur doping ka qenë në vitin 2005. Në vitet 2009 dhe 2010 nuk kam marrë doping sqaron shtatë herë fituesi i turit të Francës turit më të famshëm ciklistik.

Dopingun nuk e kam shpikur unë dhe nuk mund ta ndaloj unë .Jam një budalla, por nuk i kam thënë dikujt që të dopohet. Do ta kaloj pjesën e mbetur te jetes duke rifituar besimin e njerezve dhe t’u kerkoj falje për atë që ka ndodhur. Tani po filloj të kuptoj pasi shikoj edhe zemërimin e njerëzve. “Sot kam perfunduar së gënjyeri,” - përfundon Lance Armstrong i cili thekson se nëse do të ngrihet një komision ad hoc është i gatshëm të bashkëpunojë.

(ad.ti/shqiptarja.com)