Çiklisti i njohur Lance Armstrong do të humbasë 7 titujt e Tour de Francë të fituar nga viti 1999 deri në 2005. Amerikani vendosi të mos luftojë më kundër akuzave të ngritura ndaj tij nga agjencia amerikane anti-doping USADA.
Amstrong akuzohet për përdorim të substancave të ndaluara. Me këtë vendim Lance Amstrong është përjashtuar përgjithmonë nga sporti i çiklizmit. 40 vjecari Amstrong është dorëzuar përballë akuzave të ngritura duke mbyllur njëherë e përgjithmonë historin.

Në deklaratëne tij Amstrong ka deklaruar se "Vjen një moment që duhet të thuash mjaft, për mua ky është momenti për të bërë një gjë të tillë" në vazhdim të pohimit të tij ai lëshon një mesazh edhe shefin e anti - dopingut amerikan Travis Tygart " Të gjithë e dinë se kush i ka fituar shtatë titujt e Tous de France dhe asnjëri nuk mund të ndryshojë këtë fakt"

(d.b/shqiptarja.com)