Armë, drogë e muncion luftarak, arrestohen pesë persona në Mirditë

Armë, drogë e muncion luftarak, arrestohen pesë persona në Mirditë

MIRDITË- Pesë persona janë arrestuar në fshatin Bulshar pasi në një godinë të braktisur ku përgatisnin lëndë narkotike. 

Pesë personat me inicialet J. N .,28 vjeç, F. Rr., 27 vjeç, K. L., 29 vjeç, N. Rr., 28 vjeç dhe N. L., 59 vjeç. Më pas gjatë kontrolleve në banesën e këtij të u gjet dhe një kallashnikov si dhe 30 fishekë luftarakë. 

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Bulshar".

Operacioni nga Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë.

Sekuestrohen armë, drogë dhe municion luftarak. 

Vihen në pranga 5 shtetas.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Bulshar", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

J. N .,28 vjeç, F. Rr., 27 vjeç, K. L., 29 vjeç, N. Rr., 28 vjeç dhe N. L., 59 vjeç, të gjithë banues në fshatin Bulshar, Mirditë. 

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla, për ta shpërndarë, kanë ushtruar kontroll në vendin ku ata qëndronin, një godinë e braktisur, në fshatin Bulshar .

Si rezultat, Policia ka sekuestuar sasinë e lëndës narkotike dhe ka arrestuar 5 shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, në banesën e shtetasit K. L. , u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, me 30 fishekë.

 Në vijim të veprimeve, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin N. L., 59 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit J. K.  për vepren penale "Fshehja e krimit", për shtetasit  F. Rr., K.L  dhe N. Rr., si dhe për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak" në ngarkim të shtetasit N. L.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirdit: 25/10/2019 12:45

    NI SHPI PA ARM ASHT KOT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren