Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, foli pas humbjes së ekipit të tij 2-0 në Paris nga PSG në aktin e parë çerekfinal të Champions League. Holandezi beson se atmosfera e zjarrtë në 'Anfield' më 14 prill do bëjë që ekipi i tij të frymëzohet për përmbysjen e madhe kundër kampionëve në fuqi të këtij eventi.
"Ndoshta duhet t’i referohem sezonit të kaluar, asaj që më jep ndjesinë më të mirë dhe duhet t’i referohem historisë së këtij klubi, sa ndikim mund të ketë Anfield për një performancë.
PSG-ja ishte padyshim skuadra më e mirë në fushë, mund të kishte shënuar më shumë se dy gola. Por gjëja e mirë ishte se lojtarët e Liverpool treguan shpirt luftarak dhe vazhduan të luftojnë”, tha Slot.
Trajneri holandez, më pas komentoi edhe ndeshjen si dhe cilësitë e PSG-së.
“Pothuajse çdo herë që ata kishin një gjuajtje, kishim shumë lojtarë pas topit ose duke mbrojtur zonën tonë. Kjo ishte e nevojshme sepse nëse nuk kthehesh mbrapsht, këta lojtarë, si ata të City, janë në gjendje të të dëmtojnë shumë.
Në ndeshjen e kthimit duhet të kemi një performancë më të mirë dhe patjetër që kemi nevojë që tifozët tanë të na ndihmojnë. Duhet të krijojmë një atmosferë ku mund të ngrihemi në një nivel më të mirë sesa arritëm në Paris”, tha Slot mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
Champions League/ 'Hakmerret' Atletico Madridi, fiton 0-2 kundër Barcelonës në aktin e parë! PSG likuidon 2-0 Liverpoolin (GOLAT)





