Arnold Schwarzenegger operohet me urgjencë në zemër, frikë për gjendjen e tij

Arnold Schwarzenegger operohet me urgjencë në zemër, frikë për gjendjen e tij

Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger është shtruar në spital dhe mësohet se është në gjendje të qëndrueshme pasi i ëhstë nënshtruar një operacioni në zemër pas dështimit të procedurës së zëvendësimit të një valvule, u mësua sot pasdite. 

TMZ, që bëri të ditur lajmin, citoi disa burime pranë yllit 70-vjeçar të filmit Terminatori, sipas të cilëve ish-guvernatori i Kalifornisë us htrua në “Cedars-Sinai Medical Center” në Los Angeles dje për të kryer zëvendësimin e  një valvule.

Kjo procedurë ëhstë e rrezikshme, dhe shtatë herë fituesi i çmimit Mr. Olympia pati komplikacione, që i detyruan mjekët t’i kryenin një operacion në zemër, e cila zgjati disa orë. 
Sot pasdite, gjendja e tij u tha se ishte qëndrueshme. 

Aktori veteran i Hollivudit kishte shkuar që në vititn 1997 në Meksikë për t’iu nënshtruar një operacioni për të zëvendësuar një valvulë polmonare. 

Sipas shoqatës “American Heart”, valvula mbyll dhomën e poshtme të djathtë dhe hapet për të mundësuar që gjaku të pompohet nga zemra për në mushkri (përmes artereve polmonare) ku ajo do të marrë oksigjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë