Aroma e gjetheve të limonit

Aroma e gjetheve të limonit
Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë ka lënë punën dhe, shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj. Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat, të cilët e ndihmojnë pas një vuajtjeje dhe sillen me të si gjyshërit që ajo nuk i ka njohur.

Karina dhe Frederiku sikur i zgjidhin problemet e Sandrës dhe madje i ofrojnë një rrogë për ta shoqëruar Karinën në sesionet e riaftësimit, në shëtitje apo për të bërë pazarin. Askush nuk do të mendonte se ato tri jetë të bashkuara rastësisht përbëjnë arsyen e ekzistencës së Hulianit, një i moshuar që sapo ka mbërritur nga Argjentina dhe që ndjek hap pas hapi vajtjet dhe ardhjet e norvegjezëve.

Një ditë Huliani i afrohet Sandrës dhe i zbulon hollësi të së shkuarës së tyre krejt të padyshimtë. I rrëfen, për shembull, se është një i mbijetuar i kampit të Mauthauzenit, kampit të përqendrimit për të cilin Sandra ka dëgjuar në film apo në ndonjë dokumentar, një tmerr bardhë e zi që nuk ka të bëjë fare me Kristensenët nuk janë ata që duken.

Megjithëse në fillim Sandra nuk i zë shumë besë Hulianit pak nga pak do të fillojë t’i shikojë  ndryshe  zakonet, miqtë, fjalët dhe heshtjet e çiftit të të  moshuarve, pa e kuptuar se fundi i pafajësisë së saj po ia vë jetën në rrezik. “Aroma gjetheve e të limonit” është një rrëfim tërheqës tmerri pa efekte të mbinatyrshme dhe është gjithashtu, dhe para së gjithash, një roman mbi kujtesën dhe çlirimin nga faji.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje