Arra, një frut për t'u rizbulua

Arra, një frut për t'u rizbulua
Arra, kosiderohet si pema frutore më e vjetër. Ajo daton që në vitin 10.000 p.l.k! Arrat angleze të njohura ndryshe si arrat persiane, e kanë origjinën në Azinë Qendrore dhe u eks portuan për në Kaliforni më 1700-ën!

Arrat gjithmonë janë konsideruar si një prej mjekimeve popullore më të mira, duke përmendur këtu rregullimin e frymëmarrjes nga kollitja e shpeshtë, mbylljen e plagëve, etj. Vlerat ushqyese të arrave janë bërë shumë të njohura, sidomos përmbajtja e Omega 3-it, e cila është mjaft e lartë tek arrat. Fakti që arrat janë një ilaç shumë i mirë kundër sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, dihej, por sot në sajë të një studimi të kryer nga disa studiues spanjollë u arrit në përfundimin se ato kanë edhe një ndikim mjaft të lartë te problemet e ndryshme të shkaktuara nga kolesteroli. Ky frut është shumë i pasur në omega-3, një sasi të konsiderueshme antioksiduesish, dhe një aminoacid i cili parandalon zgjerimin e enëve të gjakut.

Studimi i mësipërm u zhvillua në dy grupe njerëzish me nivel të lartë kolesteroli, ku secili iu nënshtrua dy dietave të ndryshme; grupit të parë iu dha një dietë me bazë mesdhetare, kryesisht e bazuar tek vaji i ullirit, ndërsa grupit tjetër një dietë e cila kishte ëmbëlsirë ku arra ishte përbërësi kryesor. Në fund të studimit u pa se niveli i kolesterolit u ul më shumë te grupi i dytë. Kjo është edhe një prej arsyeve që na çon në riformulimin e shprehjes, "Një arrë në ditë e mban mjekun larg". Por edhe në këtë rast është shumë i nevojshëm kujdesi dhe informacioni, 100 gr arra korrespondojnë me 582 kalori.

Përdorimi
Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat jeshilë, levorja e degëzave, zhgualli (levorja e trungut), buka e arrës dhe lulet.
Fruti i arrës përmban lëndë yndyrore, të cilat në frutat e thata arrijnë deri 60 për qind. Arra përmban gjithashtu albuminë, karbohidrate dhe sasi të konsiderueshme kripërash minerale, si: fosfor, kalium, kalcium etj. Përmban mjaft vitamina, posaçërisht frutat e freskëta, siç janë vitaminat C, B, P, A, vajrat eterike dhe lëndët ngjyrosëse.

Pastrimi i gjakut
Lëngu që merret pas zierjes së gjetheve të arrës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër sëmundjeve të mushkërive, të lëkurës dhe të syve, është tonik i aparatit tretës dhe me anë të tij shërohet diarreja.

Diarreja
Kundër diarresë përdoret me efekt dhe lëngu i luleve mashkullore të arrës. Pihen sa here paraqitet nevoja, nga një gotë çaji për të rriturit dhe nga një gotë likeri për të vegjlit. Lëngu i gjetheve të ziera përdoret edhe në forme lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore te rrugeve gjenitale.
Infeksionet e lekures
Lëngu që përfitohet nga zierja e gjetheve të njoma dhe të freskëta përdoret për larje në infeksionet e lëkures. Lengu i gjetheve, i zier shumë, lufton me sukses qeren, zgjeben, urthin dhe ekzemen. y lloj lëngu përdoret gjithashtu për të bërë banja tonike, të cilat i japin organizmit freski e gjalleri.

Plaget e gojes
Çaji i gjetheve të arres rekomandohet për kurimin e plageve të gojes, kundër infeksioneve të kanalit vaginal, për ruajtjen e butësisë së lëkurës së trupit dhe sidomos të fëmijëve. Në këto raste për lavazhet e gojes dhe të kanalit vaginal përdoren 10-15 grame gjethe në 100 ml ujë, duke shtuar edhe 6 gramë acid borik. Për banjat e trupit dhe larjen e plageve merren 10-15 grame gjethe te thata ne 200 ml uje (duke shtuar 6 grame acid borik per plaget).


Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com(print), 10 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital