Arrat janë të afta të frenojnë shumë komplikacione shëndetësore siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti, thotë një studim ndërkombëtar mbi rolin e arrave.
Shkëncëtarët dhe profesionistët e fushës së Ushqyerjes, Sëmundjeve Kardiovaskulare, Alzheimerit dhe Diabetit janë të bindur se arrat luajnë një rol domethënës në parandalimin e sëmundjeve dhe mirëmbajtjen e shëndetit.
Qytetarët shqiptarë përballen me një sërë sëmundjesh siç janë hipertensioni, diabeti, sëmundjet koronare e shumë të tjera.
Të dhënat studimore konfirmojnë se njerëzit duhet të rrisin konsumin e frutave, perimeve, bishtajoreve, drithërave dhe arrorëve.
Këto të fundit janë një burim i pasur i acideve yndyrore mono-të-pangopura.
Fuqi natyrale për zemrën dhe trurin
Ndërkohë që arrat në veçanti përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 të cilat e mbajnë zemrën të shëndetshme.
Për më tepër, arrat dhe arrorët në përgjithësi janë të dobishëm në përmirësimin e funksioneve të trurit.
Ato pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të trurit, sklerozës dhe Alzheimerit.
Në rastin më të keq, këto ushqime vonojnë ose ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve të rrezikshme, thonë shkencëtarët.
Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi domethënëse të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.
Rekomandohet ngrënia e një grushti me arra rregullisht.
Kjo, sepse një sasi e tillë ofron 4 gramë proteinë, dy gramë fibër dhe magnez të bollshëm.
Arrorët përmbajnë shumë ushqyes të rëndësishëm
Profili i tyre ushqimor i bën ato lehtësisht të kombinueshme me një sërë produktesh të stinës.
Shkencëtarët ndërkombëtarë kanë kryer plot 180 studime mbi vlerat e arrave dhe rolin e tyre në parandalimin e sëmundjeve kronike.
Nëpërmjet këtyre studimeve, shkencëtarët kanë përcaktuar më mirë regjimin e duhur ushqimor.
Ashtu si dhe stilin e duhur të jetesës që një njeri duhet të ndjekë që të ketë shëndet të mirë. agroweb
Redaksia Online
A.D/shqiptarje.com