Shqiptarja.com ka mësuar se SHÇBA ka bastisur banesat e tre ish-drejtuesve të policisë, por asnjë prej tyre nuk është gjetur. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta tha se nuk përjashtohet mundësia që tre policët të jenë larguar jashtë vendit, ndërsa shtoi se operacioni i policisë mund të jetë dekonspiruar. "Emrat e ish-zyrtarëve të shpallur në kërkim dolën në media përpara se ata të arrestoheshin", tha gazetari Rusta në studion e Repolitix.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e ish-kryepolicit të Vlorës, Jaeld Çela me akuzën se me mosveprime ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës nga Habilajt. E njëjta akuzë vlen edhe për ish-drejtorin e kufirit të Dhërmiut, Sokol Bode si dhe ish- shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com









