Para dy ditësh bëri bujë në të gjithë portalet sherri me reperit Kastriot Rexha, i njohur si Majk dhe ish-partneres së tij Majlinda Zeka. Dyshja replikuan fort me njëri-tjetrin në lidhje me përgjegjësitë që duhet të mbanin për djalin e tyre Roan, që është e vetmja gjë që i lidh tashmë pasi marrëdhënia e tyre është kthyer pothuajse në armiqësi.
Debatin e plotë e gjeni këtu. Disa ditë pas këtyre përplasjeve, Majlinda ka marrë një vendim. Bukuroshja është ‘arratisur’ drejt Truqisë, më saktë në qytetin e Stmabollit. Ajo ka publikuar foto dhe video të ndryshme në Instagram ku shihet se po shijon ambjentet e zbukuruara me rastin e festave të fundvitit.