KORE E VERIUT - Një bankier i lartë i Kores së Veriut është zhdukur në lindje të Rusisë me 5 milion dollarë me vete. Dyshohet se paratë i përkisnin liderit të republikës komuniste dhe bankieri në fjalë është arratisur dhe pse kishte për detyrë nga Kim Jong-un një operacion financiar për pastrim parash.
Lajmi vjen nga mediat e Koresë së Jugut nga ku deklarohet se Yun Tae-hyong, një zyrtar i lartë i bankës Joson Daesong, është zhdukur në qytetin Nakhodka ne lindje të Rusisë me një shumë të majme parash që i përkisnin “fondit revolucionar” të Kim Jong-un.
Gjithmon sipas burimeve të mediave së Koresë së Jugut, Yun Tae-hyong ishte president i bankës por kishte si mission special rritjen dhe menaxhimin e parave të pista të Kim Jong-un në Rusi. Yun ndërkohë dyshohet dhe se ka ka kërkuar azil në shtetin Rus edhe pse Koreja e Veriut me anë të kanaleve të saja diplomatike ka lëshuar një urdhër arresti dhe ekstradimi ndaj tij.
Nga ana e saj, qeveria e Koresë së Jugut po monitoron ngjarjen dhe po merr seriozisht hipotezën se bankieri Yun Tae-hyong mund të ketë për qëllim të strehohet në vendin e tyre. Nëse bankieri arrin në Seul, Yun do të kthehej në një burim informacioni të vyer mbi vërtetësinë e transaksioneve ilegale dhe aktiviteteve për pastrim parash të Kim Jong-un.
Sipas qeverisë së SHBA, Yun Tae-hyong është president i bankës Joson Daesong e cila kontrollohet nga Zyra 39, një departament i fshehtë në Korenë e Veriut që ka për detyrë mbikëqyrjen e aktiviteteve të paligjshme ekonomike dhe fondet e pista, në emër të udhëheqësve të lartë të vendit.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com