SUEDI – Një i burgosur në Suedi u arratis nga burgu dhe shkoi tek dentisti për shkak se kishte dhmbje të padurueshme.
I burgosuri 51-vjeçar vuante dënimin prej një muaji në një burg në Ostragard në Venersborg të Suedisë. Ai ishte ankuar prej disa ditësh tek zyrtarët e burgut se një dhëmballë e prishur i shkaktonte atij dhimbje, por askush nuk e kishte ndihmuar dhe vendosi që të arratisej për të marrë ndihmë tek një dentist.
“E kisha të gjithë fytyrën të fryrë. Thjesht nuk mund të duroja më”, tha 51-vjeçari për gazetën suedeze ‘Dagens Nyheter’.
Pasi u arratis nga burgu dhe shkoi te dentisti, i burgosuri u vetëdorëzua në polici. Për shkak të kësaj ngjarje, personeli i burgut i dha atij një paralajmërim dhe zgjati dënimin e tij edhe me një ditë.
Kur mbaroi vuajtjen e dënimit dhe u lirua, 51-vjeçari u shpreh se ishte i lumtur që u arratis sepse shpëtoi nga dhimbja e padurueshme e dhëmballës.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com