KORCE- Prokuroria e Korçës ka dhënë sot pretencën për 19 gardianët e burgut të Sigurisë së lartë të Drenovës. 19 gardianët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi 7 të burgosur u arratisën nga burgu i Drenovës. Ndërkaq, Prokuroria ka kërkuar që ata të deklarohen fajtorë.
Gardianët Valdet Brahollari, Ferdinand Belimoni, Margel Rushani dhe Bledi Hysolli janë dënuar me nga një vit burg.
Riza spahiu, është dënuar me 1 vit burg e 6 muaj, Luan Liçkollari dënohet me 1 vit e 4 muaj, ndërsa Edmond Spahiu është dënuar me 2 vite burg.
Ndërsa dy gardianë të tjerë vazhdojnë të jenë në hetim.
Po kështu Prokuroria ka kërkuar të pezullohet dënimi me burg për Altin Sulën dhe dy operatoret gra, Suzana Sejdarasi, Luljeta Dvorani; të cilët do të jenë në shërbim prove.
Ndërkaq, seanca është shtyrë pasi 7 avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me konkluzionet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com