Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur sot shkarkimin e drejtorit të Burgut Durrës, Indrit Cërloj. Vendimi vjen një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit. 

Veç shkarkimit të drejtorit, Lamallari ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në Burgun e Durrës, duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë. 

Menjëherë pas ngjarjes së djeshme, Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve angazhim maksimal me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit. 

Po kështu ditën e djeshme u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të Burgut Durrës. Nga verifikimet paraprake rezulton se Burgut Durrës për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në pranga u vunë 8 persona: 

* Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
* Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;


Lajmi kryesor:

Arratisja e Ndocit/ 8 në pranga, nga zv.shefi i Policisë së Burgut Durrës te 5 efektivët që e shoqëruan e kryeinfermieri, shkarkohet zinxhiri drejtues! Burgjet: S’na informuan për vizitën as ne dhe as Policinë