'Arratisja' e klandestinëve në Pogradec, drejtori i kufirit për Report Tv: Janë ndaluar të gjithë, edhe shoferi! Vitin e fundit kapëm mbi 11 mijë emigrantë të paligjshëm, 50% përsëritës

TIRANË- Pamjet që u sollën sot nga Pogradeci, ku nga një furgon zbritën dhjetëra emigrantë nga vendet e treta, për drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj janë pjesë e një operacioni të policisë të mirë strukturuar, por që cedoi në fund të saj, e megjithatë për Report Tv ai dha lajmin se janë kapur të gjithë, përfshirë edhe shoferin. I ftuar në "Studio Live" në Report Tv, Merkaj bëri një bilanc duke thënë se në vitin e fundit në Shqipëri janë futur rreth 11 mijë emigrantë të paligjshëm, 50% e tyre janë përsëritës. Që do të thotë, pjesa më e madhe e emigrantëve të paligjshëm që kapen, urdhërohen të kthehen në vendin nga kanë ardhur, por në fund ka rezultuar që ato janë rikapur sërish pas disa ditësh.

"Nuk kalojnë nga pika të kalimit kufitar, shtetas e vendeve të huaj shfrytëzojnë kufirin e gjelbër, ne kufirin jugor kryesisht me shtetin grek, nuk jemi para një situate të ngarkuar, se jemi në të njëjta numra me 2019-2020 me evidentimi dhe kryerjes së procedurave. Policia e Shtetit ka intensifikuar punën sa i përket goditjes së këtyre shtetasve që mundohen t'i kontrabandaojnë kryesisht në Korçë ose Gjirokastër.  Janë të gjithë të identifikuar, nga Siria, nga Iraku, nga vendet jo të sigurta.

Të gjithë që janë larguar nga furgoni janë kapur dhe ai që i transportonte është arrestuar, Këta janë jo agresiv, por janë të lodhur, të stresuar, që kanë bërë shumë rrugë në këmbë, të gjithë janë kapur këta përpunohen me gjurmë të gishtat, intervistash, dhe më pas trajtohen sipas kërkesave, nëse kërkojnë azil kërkohen si azilkërkues, nëse jo, u jepet urdhët për t'u kthyer në vendin e ngakanë ardhur, jo nga vendi i origjinës. 

Deri tani jemi në të njëjtin standart numrash me 2019-2020, rreth 11 mijë shtetas të huaj që janë të evidentuar, të përpunuar, disa janë me urdhër largimi, ose azil, 50% e tyre janë përsëritës. Ato që marrin urdhrin e largimit dhe prap kapen në kufirin e gjelbër. Kemi përballuar 2019 që u përballëm me një fluks shumë të madh dhe na mësoi dhe jemi më të përgatitur. Të gjithë kërkojnë azil dhe ne u bëjmë procedurat, por nëse shohim nuk i gjen më Shqipëri. U japim azil në Tiranë, pas një jave i gjejmë në Kukës për të shkuar në Kosovë", tha ai në Report Tv.

Ajo që është vënë re gjatë ditëve të fundit janë radhët e gjata të në kufi, që kanë ardhur si pasojë e vendosjes së masave të reja anti-COVID nga Kosova dhe Shqipëria, që janë vaksina, tamponi ose testi serologjik. Për Report Tv, Merkaj tha se një gjë e tillë ishte e pritshme, për këtë arsye janë marrë masat për të parandaluar radhët e gjata, ndonëse me sa është vënë re nuk kanë rezultuar krejtësisht efektive. Merkaj sqaroi se pika e kalimit kufitar të Morinës, porti i Durrësit dhe Aeropori i Rinasit, kanë qenë pikat ku ka pasur një fluks shumë të madh, ku në aeroport kanë shkuar deri në 140 fluturime brenda ditës.

"Masat e marra nuk janë vetëm rastin e vendosjes së kushteve, por që në fillim të sezonit turistik, se prisnim që do kishte fluks, se s'kishim rregulla shtesë. Kështu që masat janë marrë duke shtuar numrin e policisë, duke bërë që në pikat që ka pasur më shumë fluks, që prej 1 qershorit, punonjësit kanë kaluar me shërbim 12 orar. Pikave më të nxehta sa i përket hyrjes dhe daljes, ajo e Morinës, pasi është pika më e ngarkuar prej shtetasve të Kosovës, Rinasit është pika që ka pasur shumë fluks krahasuar me 2 vitet e kaluara, 140 fluturime në ditë, pika tjetër është dhe porti i Durrësit. Kemi pasur një pritshmëri, por hyrjet e daljeve kanë qenë normale", u shpreh Merkaj.

Në vendin tonë, që nga qershori deri më tani kanë hyrë 4 mln shtetas, tha drejtori i Kufirit, kjo e ndikuar edhe nga fakti që gjatë verës vendi ynë nuk ka pasur masa anti-COVID në kufi.

"Nga 1 qershor deri më tani hyrje kanë qenë rreth 4 mln e gjysmë, ndërsa shtetas të huaj mund të jenë pak më larg se 2019", shtoi drejtori.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjere policia thuaj: 07/09/2021 23:24

    Ahhh sa llum mban kjo toke o Zot. As roje nuk e meriton te jesh.

    Përgjigju
  • Vera: 07/09/2021 22:52

    Pra per 1000 afgane reklame jane maska e fytyre se vertete te sjelljes me reffugjatet e shkrete. Pika qe su bie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë