TIRANË - Arratisja e Arkimed Lushajt, i njohur ndryshe si “Stresi” u ka kushtuar vendin e punës 7 efektivëve të komisariatit numër 3 ndërsa për 8 të tjerë janë marrë masa më të lehta ndëshkimore.
 
Bëhet e ditur se 3 efektivë janë ulur në detyrë, ndërsa 5 policë të tjerë janë pezulluar pa të drejtë page për 10 ditë.
 
Mësohet se mes efektivëve që janë marrë masat administrative janë edhe efektivë nga Policia Rrugore e kryeqytetit.
 
Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit “Stresi” është ende në kërkim nga policia prej 31 janarit të këtij viti, kur është arratisur nga ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë.
 
 
Stresi ka qenë shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Pas arratisjes ai ka publikuar shpesh foto dhe statuse të ndryshme në rrjetet socilae duke dhënë edhe versione të ndryshme të vendit se ku ndodhet.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)