Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë tre policët e arrestuar pas arratisjes se këngëtarit Stresi nga komisariati nr 3. Gjatë seancës së sotme, togat e zeza kanë vendosur të lënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy efektivet e policisë, Bashkim Dybeli dhe Sajmir Cinga dhe lirim të menjëhershëm për efektivin Mark Gjonpalaj.
Për arratisjen e Stresit nga komisariati, ku u shoqerua për shkelje të rregullave të qarkullimit, u arrestuan tre policë, ndërsa për 9 të tjerët nisën hetimet në gjendje të lirë.
Arkimed Lusha, i njohur si Stresi u arratis para dy ditësh, kur u hodh nga dritarja e Komisariatit Nr. 3 të Tiranës.
Burime nga policia thanë se ndaj tij tani rëndojnë tre akuza, atë të “mosbindjes ndaj urdhrit të policisë”, “largim nga vendi i vuajtjes se dënimit” dhe “drejtim të mjetit pa patentë”.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com