
Burime për gazetarin e Report Tv Aldo Mustafa kanë bërë me dije se Altin Ndoci, ka qëlluar punonjësin e policisë që e shoqëronte në dhomë dhe është larguar me shpejtësi nga kati i 3-të i infektivit duke zbritur nëpërmjet shkallëve.
Altin Ndoci, i cili që prej vitit 2020 mbahej në izolim në burgun e Durrësit, është shoqëruar për në spitalin e Durrësit për vizita mjekësore nga ku është arratisur.
Lajmi kryesor:
Nga qelia për vizitë, 'ushtari' i Çopjave arratiset nga Spitali i Durrësit! Goditi 2 policët që e ruanin te dera e dhomës dhe iku me vrap! E prisnin 2 makina, iku me Audi A7










