Arratisja më e dështuar e parë ndonjëherë

Arratisja më e dështuar e parë ndonjëherë

Kemi dëgjuar shpesh të shkruhet për arratisje nga burgu në mënyra spektakolare, duke gërmuar tunele duke u hedhur nga lartësitë, nga helikopteri duke dehur guardianët e burgut por ka edhe arratisje të dështuara.

Një i burgosur në një burg të brazilit tentoi për 5 vite që të gërmonte një tunel të cilin shpresonte se do ta shpëtonte nga dënimi i tij. Gjatë 5 viteve ai punoi fort duke gërmuar më një kokë dushi metalike dhjetra një tunel për më shumë se 40 metra por rezultati përfundimtar nuk ishte në favor të tij.

I burgosuri gjatë tentativës së arratisjes u bllokua në një mur në të cilin kishte hapur nje vrimë por jo për përmasat e tij. Ai kaloi gjysmën e trupit dhe e gjeti veten të bllokuar në mur, për shkak të masës trupore të tij. Ai u gjend në vështirësi dhe thirri për ndihmë guardianët e burgut. U desh ndërhyrja e zjarrfikses që të çlironte të burgosurin e bllokuar prej më shumë se dy orësh në mur.

Nga mundi i 5 viteve ai përfitoi vetëm një akuzë tjetër të shënuar në dosjen e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së